×
  • Show Time
  • Show Time

    Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish të dashurës “bebit”

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 12:06

    Artisti i njohur i estradës, Blero Muharremi për podcastin e fundit të realizuar me ish-bashkëshorten Afrona Dika ka thënë se ka qenë si një hakmarrje për ish të dashurën e tij të fundit e identifikuar si “bebi”.

    Blero u shpreh se komplet intervista e realizuar në podcastin me Afronën ka qenë si mesazh hakmarrës ndaj ish-të dashurës së tij ose inati që kishte për të. Duke shtuar se interesi i Afronës ka qenë rritja e audiencës dhe e klikimeve për emisionin e saj.

    “Mu ka dhimt vetja dhe koha” u shpreh Blero teksa komentuar paraqitjen e tij tek podcasti, ku ai shihet duke qarë.

    Blero për ndarjen nga ish e dashura tha se ka ndodhur shkaku i një udhëtimi, i cili ky nuk ka mundur të shkojë e ajo ka shkuar pa të.

    “Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të. ‘Bebe’ mka dëshpëru sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo u shku unë skam mbrri dhe pastaj janë prish raportet por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”, u shpreh Blero në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!