×
  • Show Time
  • Show Time

    Blerta Veseli “pushton” ballinën e revistës “Harper’s Bazaar”

    Reporteri
    15 Gusht 2023 | 11:21

    Ish-Miss Universe Kosova 2022, Blerta Veseli, ka pushtuar balline e revistës së njohur ndërkombëtare të modës “Harper’s Bazaar”. Në të, ajo është paraqitur me një mori aksesorësh me gurë të çmuar diamante, që konvertuar në dollarë kapin shifra marramendëse parash.

    Përveç paraqitjes në kopertinën e revistës së njohur, bukuroshja nga Gjilani, e cila prej kohës është zhvendosur për të jetuar në Miami, në SHBA, ka dhënë edhe një intervistë për “Harper’s Bazaar”, edicionin bullgar. Ajo aty rrëfen rrugëtimin e saj që nga fillimi i karrierës. Tashmë me një bagazh të madh në karrierën e saj si ish-miss dhe modele, në Evropë dhe në Amerikë, bukuroshja flet për vështirësitë e fillimeve të saj në Kosovë dhe rrugën drejt suksesit që ajo tashmë e ka arritur.

    Duke punuar me stilist dhe fotograf të njohur ndërkombëtarisht, bukuroshja kosovare ka arritur me sukses të paraqitet në ballinën e një prej revistave më prestigjioze të modës, që botohet në disa shtete të botës.

    Blerta Veseli, përveç ish-Miss, para se të zhvendosej në SHBA, ka qenë edhe prezantuese e emisionit “SHOW TIME”, prodhim i gazetës online Reporteri.net.

    Ne intervistën e saj për “Harper’s Bazaar”, Blerta është pyetur edhe se “Çfarë e ndihmon një vajzë të bëhet modele e suksesshme, me cilat cilësi personale punoni?”.

    Bukuroshja kosovare është përgjigjur kështu: “Nëse jeni mjaftueshëm të pasionuar dhe punoni për të, gjithmonë do të merrni atë që dëshironi! Gjatë rrugës për në majë do të keni shumë vështirësi dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet të keni qëndrueshmëri dhe vizionin tuaj në mendjen tuaj. Fizikisht, ju duhet të stërviteni pothuajse çdo ditë dhe të hani ushqim të shëndetshëm. Kryesisht punoj që të jem prezente, të kënaqem dhe të argëtohem duke punuar shumë për të nxjerrë më të mirën nga projekti! Gjithashtu duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.” /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!