Ditën e djeshme në medie ka qarkulluar një video e Bora Zemanit dhe Atdhe Xheravinës në Tiranë.


Gjatë kësaj video dyshja shfaqej duke debatuar me njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë ka reaguar tani vetë moderatorja, e cila ka hedhur poshtë çdo thashethem që mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Reklamë

Ajo gjithashtu ka treguar se kjo video është realizuar gjatë verës, kur stafi i “Përputhen” ishin në tour në qytete të ndryshme të Shqiprisë.

“Meqe me kane pyetur qofte ne insta qofte familjaret dhe duan te sqaroj kete video… Video e “kapjes mat” eshte hedhur para nja 2 muajsh ne YouTube dhe prap eshte komentuar keq por s’kam dashur te reagoj per çdo lajm qe del. Por meqe qenka rinxjerre e shitet si e tanishme po ju them qe eshte bere gjate tour-it. Ketu jemi ne Shkoder ku kemi ndaluar i gjithe stafi per nje dreke. Ndaj boll me keto lajme se u be bajat”, shkroi ajo.

Ndryshe, Bora ka disa muaj që i ka dhënë fund lidhjes me aktorin, Donald Veshaj./Reporteri.net/