Muzikanti Goran Bregoviq, tashmë është nisur drejt hapësirës në të cilën pritet të performojë në koncertin e Festivalit të birrës në Korçë.


Klan Kosova ka kapur nga afër momentin e largimit të Goran Bregoviq nga hoteli në të cilin ai po qëndronte ndërsa dhe forca të shtuara të policisë shqiptare po përkujdeseshin për sigurinë e tij.

Reklamë

Ndryshe, qytetarët të cilët po duan të marrin pjesë në koncertin ku do të performojë këngëtari Goran Bregoviq, po i nënshtrohen kontrollave të rrepta nga ana e sigurimit në Festivalin e Birrës së Korçës.

Ndërsa, Bregoviq pjesëmarrjen në këtë festival do ta nis me këngën shqipe “Kosovska”.