×
  • Show Time
  • Show Time

    Çiljeta: Kam humbur një fëmijë në javën e shtatë të shtatzënisë, do ishte katër vjeç tani

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 13:25

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka bërë një rrëfim prekës së fundmi në Ferma VIP Albania.

    Artistja ka zbuluar se ka humbur një fëmijë në javën e shtatë të shtatzënisë.

    “Isha shtatzënë para katër vjetëve, kur fillova të bashkëjetoja me Albanin. E humba fëmijën në javën e shtatë. Do të ishte katër vjeç tani. U mërzita shumë kur ndodhi”, tha ajo.

    Megjithatë, ajo tregoi se do të tentojë sërish që të sjellë në jetë një fëmijë, si fryt i dashurisë së saj me Albanin.

    Bukuroshja po shijon prej disa vitesh lidhjen me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

    Pavarësisht kësaj, çifti akoma nuk ka bashkë një fëmijë.

    Çiljeta nga ana tjetër është nënë e një fëmije me partnerin e saj të mëparshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!