Dua Lipa është bërë virale në internet edhe më parë, për shkak të kombinimeve të saj të pazakonta të recetave si ishte akullorja me vaj ulliri. Ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie. Do ta provonit?
Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.
Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për të përfunduar pijen.
Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.
Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.
@dualipaofficialWhat do we call her?♬ original sound – Dua Lipa
Nuk e dimë nëse këto receta duhen provuar, apo Dua i bën pikërisht sepse e di që tërheqin vëmendje!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.