Ditën e sotme pas një lufte të gjatë me kancerin, regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha ka vdekur në spitalin University College Hospital në Londër.
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar edhe bisedën e fundit me të ndjerën, ku i kishte thënë se gruaja është forcë dhe të vazhdoj të shkëlqej, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Bash, gruaja është burim i forcës dhe vullnetit të mirë”, ka qenë përgjigjja e regjisores.
Bashkëshorti i Vjosës, Fatos Berisha ishte ai i cili dha lajmin e trishtë ditën e sotme.
Ai gjithashtu tha se gjatë ditës do të japin detaje rreth varrimit./Reporteri.net/