×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina Zeqiri publikon një foto me Rita Orën dhe Taika Waititi, ky i fundit me shqiponjë në ballë

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 23:15

    Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi me këngëtaren tjetër të njohur shqiptare Rita Ora dhe me bashkëshortin e Ritës, Taika Waititi, shkruan Reporteri.net.

    Dafina, foton e ka publikuar në “InstaStory”, ndonëse nuk ka shkruar asgjë rreth saj.

    Nuk ka treguar as ku e kanë realizuar bashkë fotografinë, ndonëse të dyja, shihen shumë të lumtura përkrah njëra-tjetrës.

    Ndërkaq, vlen të theksohet se burri i Ritës, ka në ballë një shqiponjë dykrenare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!