Victoria Beckham thyen rregullin shumëvjeçar për Davidin.


Victoria Beckham ka thyer rregullin e saj 20-vjeçar për ngrënien e karbohidrateve pasi bashkëshorti David Beckham e ka suprizuar me gatimet e tij gjatë karantinës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

David, i cili se do të marrë pjesë në programin Celebrity Bake Off, ka eksperimentuar me receta të ndryshme gjatë izolimit.

Reklamë

Sipas raportimeve, ajo nuk mund të ‘ngihej’ nga picat të cilat i bënte David, që kryesisht ishin në kushte shtëpie.

Thuhej se 46-vjeçarja, e cila njihet në fushën e modelingut, i është rikthyer sërish ushqimeve të shëndetshme, pasi stina e vjeshtës është më afër.

“Victoria nuk ka futur asnjë karbohidrat në gojë që nga viti 2001. Por në fillim të karantinës, David filloi të eksperimentonte me receta – duke bërë pica.Menjëherë sapo provoi një copë pice, ajo nuk mund të ndalej dot së ngrëni”, u shpreh një burim për The Sun.