Mëngjesin e ditës së sotme, minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises u aksidentua me një kamionetë, në rrugën Yalikavak në Mugla të Bodrumit.

Fatmirësisht, këngëtari i njohur turk arriti të shpëtojë pa lëndime serioze, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Mediat turke raportuan se ani pse kishte ngecur në automjet, Tatlises ishte gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm dhe mund të fliste.

Reklamë

Këngëtari aktualisht ndodhet në spital dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Mediat në Turqi kanë publikuar edhe pamje të Tatlises nga spitali pas aksidentit që pësoi./Reporteri.net/