Reperi shqiptar, Fero, ka filluar pushimet bashkë me familjen e tij.
Pasi u bënë prindër para disa mujave me vajzën e tyre, Ninën, për ta këto janë edhe pushimet e para.
Duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ata kanë ndarë me ndjekësit disa momente ku shihet se janë duke i shijuar pushimet në maksimum.
Çifti ka zgjedhur që ditët e fundit të verës t’i kalojnë në një nga resortet e Malit të Zi.