×
  • Show Time
  • Show Time

    Digjet makina e Kozakut

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 9:18

    Makina e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Makina është djegur në zonën e Alliasit, ku dhe Braçi banon me familjen e tij.

    Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit, por sipas 30-vjeçarit zjarri ka qënë i qëllimshëm.

    “Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jo te makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalama”,- shkruan Braçi.

    Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e shkakut të zjarrit.

    “Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!