Një nga moderatorët e njohura shqiptare, Nevina Shtylla, së fundmi ka denoncuar një rast mashtrimi përmes emrit të saj.
Këtë fakt ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e saj në “Instagram”, ku Nevina Shtylla ka zbuluar rastin.
Ajo ka shpërndarë foto nga biseda ku keq bërësit flisnin me individë të ndryshëm duke përdorur emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës.
“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në “Instastory”.
