Ka disa javë që në mediet italiane e turke flitet për raportin mes Diletta Leota dhe Can Yaman.


Çifti mjaft i pëlqyer nga publiku, kohëve të fundit është përfolur për një krizë mes tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tani së fundmi, Diletta Leota ka folur për herë të parë për raportin me Can, derisa ka zbuluar se çifti po përjetojnë një krizë dhe janë ndarë.

“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme”, tha Dilleta në emisionin italian “Verissimo”.

Reklamë

Gjithashtu, moderatorja e sportit zbuloi se lidhja me Can ishte e vështirë, duke qenë se është shumë i famshëm, por se historia e tyre ishte dashuri në shikim të parë./Reporteri.net/