×
  • Show Time
  • Show Time

    “Do flesh me Romeon”, pyetja që e vuri në siklet Heidin pas daljes nga Big Brother

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 17:24

    Heidi Baci ka qenë banorja e katërt që u eliminua nga Big Brother në natën finale të këtij edicioni.

    Pas Meriton Mjekiqit, ajo la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Megjithatë, bukuroshja e rritur në Itali u shpreh e lumtur për këtë eksperiencë dhe se në këtë format gjeti edhe dashurinë.

    Pas eliminimit, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër me gazetarin Ronaldo Sharka.

    E pyetur nëse ditën e djeshme do të flinte me Romeon, ajo u vë në siklet në një moment.

    “Sonte do flesh me Romeon”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

    Biondja me të qeshura u përgjigj: “Jo s’bëj këto gjëra kështu direkt, ça thoni ju”.

    Në këtë edicion fituese u shpall Egla Ceno.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!