Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ditë më parë ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka filluar patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së liqenit të Ujmanit.
Me këtë deklaratë, sikur ka ironizuar sot këngëtari Labinot Tahiri, ish-deputet i cili ka publikuar një foto nga Dubrovniku e ku ka shkruar se po patrullon në Ujman.
Postimi i tij:
Qetu dola pak në patrullim kah Ujmani, gjithçka po duket në rregull?
Pak shaka, se nuk jam atje!
Ju përshëndes nga Dubrovniku? me zemër e me dashni??
Labi Kosovë e Shqipërisë!