×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Xhoni gjobitet nga policia shqiptare, po bënte gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

    Reporteri
    19 Maj 2024 | 11:06

    Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë.

    Ngjarja ka ndodhur pasi artisti me origjinë nga Kosova u zbulua nga autoritetet duke zhvilluar gara shpejtësie me një automjet luksoz në rrugët e Tiranës.

    Sipas burimeve të medieve lokale, Don Xhoni është dënuar me një gjobë prej 40 mijë lekë të reja.

    Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi reperi ishte në timonin e një Lamborghini ngjyrë portokalli, një mjet që shquhet për performancën e lartë dhe çmimin e saj të konsiderueshëm.

    Vetë artisti ka konfirmuar indirekt ndodhinë duke postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke drejtuar të njëjtin automjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!