×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa dhe Rita Ora me paraqitje ikonike në Met Gala 2024

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 11:24

    Dua Lipa dhe Rita Ora me paraqitjen e tyre, lanë me gojë hapur të gjithë të pranishmit në Met Gala 2024.

    Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur nga Marc Jacobs, që kishte zgjedhur për ta zbukuruar veshjen e yllit me pupla të zeza, vathë dhe dantella nga Marc Jacobs.

    Bizhuteritë e tjera përfshijnë një gjerdan të thjeshtë prej platini dhe ari të verdhë 18 karatësh, i kompletuar me një diamant mbi 8 karat dhe diamante prej mbi 22 karatësh gjithsej.

    Kjo mbrëmje shënoi vitin e tretë të pjesëmarrjes së Lipës në Met Gala. Vitin e kaluar, ajo veshi një fustan ballore tweed Chanel bardh e zi, të kompletuar me diamantin e ri Legendary të Tiffany & Co, shkruan Vogue.

    Rita Ora u paraqit së bashku me bashkëshortin e saj, Taika të cilët dukeshin të mrekullueshëm ndërsa pozuan në tapetin e kuq.

    Rita u shfaq me një fustan Tom Ford të stiluar nga Tom Eerebout që përmbante një trup me rrjetë, mbi të cilin vareshin fije rruazash në nuanca të ndryshme të zezë, rozë, portokalli, bruz dhe të bardhë, duke ia zbuluar pjesët intime.

    Stiluar nga Jeanne Yang, Taika u ngjit në tapet me një kostum Marni lëkure tërësisht ngjyrë kafe, të kompletuar me kravatë lëkure dhe doreza./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!