Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori francez, Romain Gavras, për t’u përqendruar në muzikë, raporton The Sun.
Dua Lipa u shfaq për herë të parë me regjisorin me origjinë greke Romain Gavras në tapetin e kuq në maj. Por dyshja kanë ndarë rrugët.
The Sun tregoi për herë të parë në shkurt se Dua, e cila aktualisht ndodhet në Nju Jork, po takohej me ish-in e Rita Orës, Romain. Çifti u kap duke u puthur në prapaskenë në Javën e Modës në Paris.
Por përpara daljes së albumit të saj të tretë, Dua është e gjitha e përkushtuar ndaj punës.