Miley Cyrus ka zbuluar se po punon me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipën në albumin e saj të ri.
Artistja e famshme zbuloi lajmin në një intervistë për radio “The Edge”.
“Ju mendoni se po bëj shaka, por jo. Kam Dua Lipën dhe Billy Idol në të njëjtin album,”- tregoi Miley Cyrus.

Ky do jetë një ndër bashkëpunimet më të mëdha deri tani për këngëtaren shqiptare Dua Lipën.
