Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga java e fundit, duke zbuluar pjesë nga jeta e saj private dhe profesionale.
Artistja 31-vjeçare është shfaqur përkrah bashkëshortit të saj, aktorit britanik Callum Turner, gjatë një ndeshjeje bejsbolli në New York, ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe me një paraqitje elegante me fustan të zi.
Interpretuesja e hitit “Levitating” publikoi të enjten një seri fotografish, përmes të cilave u dha fansave një pasqyrë të aktiviteteve të saj gjatë shtatë ditëve të fundit.
Një nga momentet më të veçanta ishte pjesëmarrja e saj për herë të parë në një ndeshje bejsbolli, ku ajo shoqërohej nga bashkëshorti, Callum Turner, 36 vjeç.
Çifti ndoqi nga afër përballjen mes New York Yankees dhe Tampa Bay Rays, në kuadër të fazës së playoff-it të American League Division Series, në stadiumin e famshëm Yankee Stadium.
Në njërën prej fotografive, Dua shfaqet e buzëqeshur dhe në humor të mirë, teksa mban një dorë gjigante prej sfungjeri, një aksesor karakteristik që përdoret nga tifozët amerikanë gjatë ngjarjeve sportive.
View this post on Instagram
Reklamë