×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – dyshohen për planifikim të sulmit në koncertet e Taylor Swift

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 20:53

    Dy persona janë arrestuar në Austri pasi pretendohet se kanë planifikuar sulm në koncertin e Taylor Swift, sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarëve austriakë.

    Një nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak “me prejardhje nga Maqedonia e Veriut” që “ka jetuar me familjen e tij në Ternitz”, sipas “Kronen Zeitung”. Ai u arrestua “nën dyshimin e fortë për terrorizëm”, shkroi gazeta austriake.

    Në platformën X, bordi vjenez i turizmit njoftoi se biletat për tre koncertet e Swiftit në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur në tërësi.

    Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin të vetëdijshme për “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm “dhe po ashtu se kishte në fokus …koncertet e Taylor Swift në Vjenë” nga 19-vjeçari, tha agjencia austriake e lajmeve “Austria Press Agency”.

    Ruf tha se 19-vjeçari është qytetar austriak i cili ishte betuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe besohet se është radikalizuar në internet. Ruf tha se substancat kimike janë siguruar dhe janë duke u vlerësuar. Ai nuk dha më shumë detaje.

    Arrestimi tjetër ndodhi në Vjenë, sipas raportimit të gazetës.

    Zyrtarët e qytetit të Vjenës nuk kanë reaguar ende.

    Masat e sigurisë për koncertet do të shtohen. Ruf tha se blerësit e biletave duhet të përgatiten për kohë më të gjatë derisa hyjnë në koncert./Klan Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!