Lori Harvey dhe Damson Idris duket se po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, dy vite pas ndarjes.

Në fotot e shkrepura nga Meksika, modelja dhe aktori i “F1” shfaqen duke luajtur në ujërat e Puerto Vallarta. Në një moment, Idris i hodhi krahun Harvey teksa dilnin nga uji.

Modelja dhe aktori u lidhën në dhjetor të vitit 2022. Në janar, ripostimi i urimit të ditëlindjes nga aktori dhe një foto ku ai e puthte në faqe, u bënë shkas që të mendohej se mes tyre kishte lindur një romancë.

Reklamë

Ata dolën në tapetin e kuq bashkë, si dhe u panë duke kaluar pushimet në Cabo San Lucas në gusht 2023. Në nëntor të atij viti, ata njoftuan përmes një deklarate të përbashkët se lidhja kishte marrë fund.

“Ne jemi në një pikë të jetës ku rrugët tona individuale kanë nevojë për vëmendjen dhe përkushtimin tonë të plotë. Ne i ndajmë rrugët duke mbetur miq me dashuri e respekt për njëri-tjetrin dhe kohën që ndamë bashkë.”

Epo duket qartazi se gjërat kanë ndryshuar nga ai moment!