“Mafia” është njëra nga këngët e reperit Don Xhon e cila përmban një tekst mjaft eksplicit!


Por, ky tekst bëhet edhe më i tmerrshëm kur lejohet tu ‘servohet’ fëmijëve për ta dëgjuar, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Është vetë Don Xhoni ai i cili së fundi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku brenda një dhome shfaqet me një fëmijë, i cili këndon një pjesë të tekstit +18 të këngës së tij, “MAFIA“.

Reklamë

Reperi ndjehet tejet krenar që vogëlushi po i di përmendësh tekstin e kësaj kënge, e madje nuk ka munguar edhe emri i Don Xhonit i shkruar në krahun e tij.

Në videon e publikuar, dëgjohet edhe reperi duke kënduar së bashku me djaloshin të cilin e shfaqë në pamje, e ku ky i fundit në një moment gjatë këndimit ngrit edhe gishtat e mesit.

/Reporteri.net/