Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ndarë një lajm të dhimbshëm gjatë ditës së sotme.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë vëllai i tij.
Një dedikim prekës për axhën e tij e ka bërë edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.
Ai ka ndarë një foto të para shumë viteve me të, të cilën e ka publikuar në Instagram.
“U prehsh në paqe axha im Shefki Fejzullahu”, ka shkruar ai.
Ndryshe për të vëllain, Sabri Fejzullahu javë më parë ka potencuar se u takua me të pas një kohe të gjatë për shkak se ishte vetkarantinuar.
