×
  • Show Time
  • Show Time

    Erolld Belegu zyrtarizon lidhjen me Diola Dostin: Thjesht lumturi

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 21:06

    Biznesmeni Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku ka zyrtarizuar lidhjen e tij me dietologen dhe bllogeren Diola Dosti

    Fillimisht ai ka postuar një fotografi ku shihet dora e Diolës dhe e tij si të lidhur dhe mandej një fotografi tjetër ku Diola e përqafon atë derisa lart fotografisë shkruan: Thjesht Lumturi.

    Kujtojmë se Diola përpos nutriciste dhe dietologe është edhe bllogere, derisa vitin e kaluar ajo mori pjesë në Big Brother VIP Albania.

    Asokohe ajo tregoi se ka tri vajza nga martesa e saj e mëparshme, martesë kjo po ashtu me një kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!