Fifi ka realizuar një tatuazh të ri.


Fifi është emër shumë i dashur për publikun, ajo kohën e fundit ka bërë disa tatuazhe në trup, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja ka treguar tatuazhin e fundit, i cili është shumë i veçantë.

Reklamë

“In vino veritas”, janë fjalët që ka gdhendur Fifi në trup, të shoqëruar me një gotë vere dhe me një trëndafil.

Kjo frazë, në gjuhën shqipe ka kuptimin “Në verë qëndron e vërteta” dhe e bëri tatuazh në pjesën e belit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi mbetet “Pa gajle”, këngë të cilën e solli në duet me Young Zerkën.

/Reporteri.net/