×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi zbulon për herë të parë planin që bëri me Granitin para se të futeshin në BBVA dhe si ish-futbollisti “tradhtoi” marrëveshjen

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 18:26

    Marrëdhënia e Fifit me ish-futbollistin Granit Cana ishte ndër më të komentuar në edicionin e Big Brother Vip. Mirëpo, kur kanë kaluar 3 vite nga ky edicion, Fifi ka zbuluar marrëveshje që kishte bërë me Granitin përpara se të hynte në shtëpinë e BBV.

    Teksa ishte e ftuar në “Cherry On Top”, Fifi ka treguar se njiheshin jashtë shtëpisë dhe përpara se të bëheshin pjesë e garës bënë pakt që të shtireshin në BBV sikur do të lidheshin. Por, Fifi tregoi se në momentin kur u futën në shtëpi, ish-futbollisi nuk iu përmbajt marrëveshjes.

    “Para se të hyja në BBV kam bërë një marrëveshje me Granitin që të bënin gjasmë sikur do të lidhemi brenda. Në ditën e dytë kur jam fut në shtëpi dhe më ka thënë që ty të shikoj si motër. Njiheshim para se të hynim në BBV. Në fakt ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhim me neve, a do të kishim atë shikueshmëri, nuk e dinim atë impakt. Etikën e kemi pasur në vend të parë. Thosha me vete “pse po më nxjerr ky sikur po vdes mbas këtij”, ndërkohë që kishim marrëveshje për të bërë lojë”, tha ajo.

    Në atë kohë, dyshja u duk po shkonin drejt një lidhje dashurie dhe një romance. Por teksa Fifi shprehte ndjenjat për Granit Canën, ish-futbollisti vendosi të distancohej nga këngëtarja duke u shprehur se e donte shumë, por si motër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!