Kanë qenë të shumta urimet që janë bërë për 8 Mars nga figurat publike.

Kush nënën e kush motrën apo personin e zemrës, kanë zgjedhur fjalët më të veçanta për to, shkruan Gazeta Online Rerpoteri.net.

Edhe Beatrix Ramosaj ka zgjedhur një urim mjaft special për nënën e saj.

Reklamë

Përmes një video të publikuar në Instagram, Trixa ka shkruar se asgjë nuk krahasohet me përqafimet e nënës dhe se në fjalët e nënës janë ato që gjithmonë të ngushëllojnë.

“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë. Të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime. Urime Dita e Grave dashuria ime”, ka shkruar Beatrix.

Kujtojmë se Beatrix dhe Donaldi i dhanë fund lidhjes së tyre, menjëherë pasi ky i fundit doli nga shtëpia e Big Brother VIP./Reporteri.net/