Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot janë bërë prindër për herë të parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Moderatorja Tito solli në jetë vajzën të cilën çifti e pagëzuan me emrin Luna Mari Ejlli.

Në një video të publikuar në Instagram, Luizi ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për urimet e shumta që i kanë bërë.

Reklamë

Poashtu ai tha se ka kujtuar se lumturia më e madhe e tij në jetë ka qenë kur Kiara i kishte thënë po, por tani me lindjen e vajzës ai thotë se nuk është më ashtu.

“E kam kuptuar që lumturia ishte në pikun e saj kur më ka thënë Kiara PO, por lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”, thotë Luizi në videon e publikuar./Reporteri.net/

@reporteri.ent Luizi dhe Kiara bëhen prindër, ish-fituesi i Big Brother VIP Albania: Lumturia më e madhe qenka lindja e vajzës #luizejlli #kiaratito #fyp #viral #bigbrothervipalbania #bbva #luizkiara #luisejlli #luizibigbrother #reporteri #topchannel ♬ original sound – Reporteri.net ENTertainment