Naomi Campbell ka shpërthyer në lot teksa pranonte medaljen franceze. Ish- supermodelja është vënë në qendër të kritikave pas skandalit me shoqatën e saj të bamirësisë të ndërtuar që në 2005-ën “Fashion For Relief”.

Paratë e shoqatës u zbulua se kanë shkuar për hotele për 5 yje, spa dhe cigare.

“Ne nuk kishim kontroll mbi organizatën. Unë ia besova të gjithë veprimtarinë një avokati”, tha Naomi Campbell në të parën deklaratë që prej shpërthimit të skandalit.

Reklamë

 

Hetimi i komisionit për bamirësinë e Campbell zbuloi se nga 4.8 milion paund të mbledhura për Fashion For Relief ndërmjet viteve 2016 dhe 2022, vetëm 389,000 paund u dhanë realisht për bamirësi. Po të tjerat?

Naomi kishte qëndruar në hotele me pesë yje, kishte marrë trajtime luksi me paratë e organizatës, që siça jo thotë, pa qenë në dijeni se nga vinin paratë.

Pas rezultateve të hetimit, komisioni që mbikëqyr organizatat bamirëse në Angli dhe Uells e ndaloi Campbell për pesë vjet të drejtojë një organizatë bamirësie.

Reklamë