Genta Ismajli së shpejti do ta publikojë bashkëpunimin e ri.
Genta Ismajli ka pak kohë që lansoi projektin “Ça me bo”, të vizualizuar edhe me videoklip, ndërsa menjëherë e ka nisur punën për këngën e re, shkruan lajmi.net.
Sipas “Habrerler.com”, këngëtarja po sjell duet me një artist të njohur turk, emrin e të cilit preferon që për momentin ta mbajë të fshehur.
Në artikullin e “Harberler” thuhet se Genta këto ditë do të udhëtojë për në Turqi, ku do ta finalizojë këngën e saj më të re.
“Do të jetë befasi dhe unë nuk do ta zbuloj emrin tani, por kjo këngë do të jetë në gjuhën turke”, ka thënë artistja.
View this post on Instagram
Reklamë