Getinjo, është njëri ndër reperët e suksesshëm të estradës shqiptare.

Ai numëron koncerte të shumta prej ku edhe fiton shumë.

Reperi njihet edhe për jetën e tij tejet luksoze.

Reklamë

Nga vizitat në vende të ndryshme dhe veshjet me marka nga më të shtrenjtat ai merr vëmendje me çdo postim.

Getinjo si duket tashmë luksit të tij i është shtuar edhe një veture e tipit “Ferrari”.

Këtë e bëri të ditur vetë reperi përmes imazheve të postuara në ‘Instagram’ ku në mbishkrim ka vendosur zemrën e kuqe të dashurisë.