Gold AG ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq pranë hoxhës dhe humanistit, Halil Kastratit dhe futbollistit, Milot Rashica.
“KAMPIONA”, ka qenë mbishkrimi që reperi ia la fotografisë, në të cilën pranoi shumë pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve.
Këtë epitet Goldi ua vendosi për faktin se Halili konsiderohet kampion në humanizëm, ndërsa Miloti në futboll.
Ndryshe, Milot Rashica u kthye në Kosovë pas një suksesi të madh me përfaqësuesen, ku shënoi dy gola, ndërkaq Halil Kastrati pati një muaj të ngjeshur me aktivitete në Ramazan.
