Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, sot (e diel) feston ditëlindjen e tij të 28-të.


Me këtë rast, të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar nga miqtë, fansat e ndjekësit në rrjete sociale.

Një dedikim special nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj – Xhaka, e cila njëherësh ka zgjedhur fjalët më të mira dedikuar partnerit.

Reklamë

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës. Jam shumë e lumtur që të kam në jetë, për sa kohë që të kam pranë e di se gjithçka është e mundur. Të dua. Babai më i mirë, bashkëshorti më i mirë”, kanë qenë fjalët e saj.

https://www.instagram.com/p/CFog9G-Dqgh/

Në postim, Leonita zgjodhi foton e parë me të bijën dhe disa imazhe të tjera të lumtura përkrah Xhakës.

Çifti ndërkohë janë të martuar prej vitesh dhe vitin e kaluar mirëpritën fëmijën e parë, vajzën Ayana.

Të njëjtit jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, për shkak të profesionit të Granitit si futbollist.

Reklamë