×
  • Show Time
  • Show Time

    Harry dhe Meghan ndodhen në zonën e rrezikut nga zjarret në Kaliforni, BBC: Çifti mbretëror janë të tronditur

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 12:17

    Princi Harry dhe Meghan Markle mund të detyrohen të evakuohen nga rezidenca e tyre prej 14 milionë dollarësh në Montecito, Kaliforni, ndërsa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Anxhelosin.

    Aktualisht, Princi Harry dhe Meghan Markle ndodhen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, teksa zjarret po digjen në një distancë prej andej.

    Siç raporton BBC,  Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë tronditur nga situata dhe po ndjekin me vëmendje zhvillimet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ndërkaq një zëdhënës i Kalifornisë Jugore konfirmoi për Telegraph të mërkurën se prona e Dukës dhe Dukeshës së Sussex bie brenda një zone “me rrezik të lartë zjarri”.

    Çifti ka banuar në shtëpinë 18,000 metra katrorë me dy fëmijët e tyre – Princin Archie, 5 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 3 – që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u transferuan në Bregun Perëndimor.

    Shtëpia përbëhet nga nëntë dhoma gjumi dhe 16 banjo, ndërsa prona e gjerë përmban një pishinë, fushë tenisi,  kopshte trëndafili, pemë ulliri shekullore, vilë për fëmijë dhe një bujtinë me dy dhoma gjumi./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!