Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimet për sulm ndaj një zyrtari tjetër të kësaj Federate.
Ademi, emër i njohur për publikun e Kosovës, nuk është hera e parë që arrestohet.
I njëjti në vitin 2019 ishte dënuar me 9 muaj burg efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, shkruan Reporteri.net.
Por, pakkush e di se ai është babai i njëri prej reperëve më të pëlqyer në Kosovë.
Përkatësisht, ai është babai i Kushtrim Ademit i njohur ndryshe edhe si Capital T.
Capital T disa herë ka treguar se ka marrëdhënie shumë të mirë me babain e tij.
Ademi aktualisht është në mbajtje.
