I veshur me stil e pa dhëmbë, ky është artisti shqiptar para shumë viteve, në ditën e parë të shkollës
Duket se rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka bërë nostalgjikë ata që kanë kohë që e kanë mbaruar. E si pasojë i janë rikthyer fotografive, duke kujtuar vitet më të bukura.
Ditën e sotme, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të fëmijëve dhe kujtime të të rriturve nga kohët e shkuara.
Një nga personat që është bërë nostalgjik sot është edhe Bes Kallaku. Aktori i njohur i humorit ka postuar në “Instagram” një foto shumë të veçantë nga klasa e parë, në të cilën ai shihet përkrah miqve të asaj kohe.
https://www.instagram.com/p/CFHEjWHBSJF/?utm_source=ig_embed
Kallaku ka treguar se fotografia është shkrepur në Fushë Krujë dhe të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen imazhi çamarrok i Besit.