Këngëtarja e mirënjohur Filloreta Raçi e cila njihet nga publiku si Fifi është vaksinuar plotësisht duke e marrë sot dozën e dytë të vaksinës.


Këtë e ka njoftuar vetë këngëtarja përmes një fotografie të shpërndarë në InstaStory ku ka treguar certifikatën e vaksinimit, njofton Klankosova.tv.

“Zyrtarisht e vaksinuar”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografisë.

Reklamë

Këngëtarja përkundër se një pjesë të madhe të kohës e kalon në Shqipëri, ajo është vaksinuar në Kosovë me llojin e vaksinës Pfizer.

Fifi dozën e parë të vaksinës e mori me 22 korrik.

Për shkak të rritjes drastike të numrit të rasteve me koronavirus, në Kosovë janë shtuar masa të reja anti-COVID, ndërsa janë ndaluar të gjitha aktivitetet muzikore duke përfshirë ahengjet e ndryshme dhe klubet e natës.