Aplikacioni i njohur “FaceApp” po gjen përdorim të madh te figurat publike shqiptare.


Këtë aplikacion së fundmi e ka vënë në funksion edhe ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ish deputetja e ka tepruar me përdorimin e tij, derisa fytyra e saj duket aq ndryshe nga ajo çfarë e shohim në ekran.

Reklamë

Në një krahasim të bërë me një foto tjetër, e cila nuk është e edituar aspak, vihet re qartë ndryshimi i saj tek pjesa e hundës, mollëzave, si dhe forma e fytyrës.

Ndryshe, tani Kadaj-Bujupin po e shohim vetëm si analiste në emisione të ndryshme televizive, pasi ka kohë që nuk është pjesë e ndonjë partie./Reporteri.net/