×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-Miss Kosova mes lotësh rrëfen për dhunën dhe torturat ndër vite nga ish bashkëshorti, publikon fotografitë si dëshmi

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 14:42

    Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka rrëfyer për dhunën sistematike nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte e martuar për dhjetë vite.

    Latifi ka thënë se ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë në proces gjyqësor duhet të marrë dënim për të gjitha torturat që ia ka bërë. Ajo ka publikuar edhe fotografi të dhunës së ushtruar ndër vite nga ish bashkëshorti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ka qenë shumë e rëndë për mu, kur e kam pa një dhunues qa lehtë që folë për diçka që e ka bë dhe e mohon, kjo është tepër e vështirë. Unë nuk besoj që një femër mundet me u nda prej dikujt veç pse ka qef. Unë e kam pasë shumë të vështirë me folë për këtë temë, për qata nuk kam shku edhe në polici. Qaty ka qenë gabimi jem më i madhi që e kam ba. Nuk e  kam denoncu. Një natë para ditëlindjes së vajzës, kemi qenë në Sarandë, një mëngjes ka hy në dhomë dhe ka filluar të më grushtojë. E ka pasur edhe nga substancat narkotike të cilat i ka përdorë dhe alkooli në shumicën e rasteve.”, ka thënë ajo në emisionin Kosova Today.

    Latifi ka thënë se dhuna ndaj saj ka nisur në vitin e tretë të martesës, një vit pas lindjes së vajzës. Ajo ka përmendur edhe problemet dhe borxhet e mëdha financiare në Suedi të ish bashkëshortit, për të cilat thotë se edhe ka ikur nga Suedia.

    “Gjykata i ka të gjitha fotografitë. Unë i kam dëshmitë. Shenjat heken, unë nuk kam mo shenja, por ajo çka ka mbetë brenda meje nuk mundet me u largu asnjëherë. Nuk kam lindë unë me më rreh një burrë e as nuk e pranoj atë gjë. Kërkush nuk ka të drejtë me çu dorë ndaj askuj. Ajo çka ka ndodhë vitin e fundit, i kam dhënë shanca të ndryshme duke u arsyetu se nuk ka qenë mirë. Dhe vjen një moment kur vendos me u nda dhe ai vazhdon me kërcënime të njëpasnjëshme e fyerje. Unë kam pësu dhunë edhe në praninë e nënës time, para saj më ka rrehë. Ka pasë momente kur më ka shti në banjo për mos me më pa fëmija dhe ka ushtru dhunë.

    Ai ka pasë probleme shumë të mëdha financiare në Suedi dhe është mundu përmes meje me përfitu nga kredi të ndryshme. Unë nuk kom pranu dhe jam dhunu. Ai ka ikë nga Suedia për shkak të borxheve që i ka pasë dhe unë jam detyru me ikë për shkak të kërcënimeve nda personave që i kishte borxh.

    Tri vite pas martesës, një vit pas lindjes së vajzës ka nis dhuna”, ka rrëfyer ish-Miss Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!