Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviq në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një video ku tregonte stile të ndryshme të veshjeve, e në sfond kishte përzgjedhur këngën e Dua Lipës.
Por, nuk zgjati shumë dhe videoja mori komentet të shumta negative nga serbët, e krejt kjo për shkak të vendosjes së këngës së artistes shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Serbëve nuk iu pëlqeu aspak kjo zgjedhje e ish-teniseres serbe, ku shpërthyen komentet e tipit, se ajo urren serbët.
“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, ishin disa nga komentet në postimin e Ana Ivanoviqit, derisa ajo nuk ka reaguar ende për këtë gjë./Reporteri.net/