Pak ditë më parë, ish-Missi Agnesa Vuthaj ra pre e hajdutëve.

U raportua se hajnat në shtëpinë e saj morën 100 mije euro dhe stoli ari e orë në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Përkundër interesimit medial, Agnesa nuk ka folur ende për rastin teksa edhe nga rrjetet sociale është zhdukur në tërësi.

Reklamë

Bukuroshja është treguar goxha e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e saj gjithmonë.

Në një material të realizuar për Prive, Agnesa shfaqej nga shtëpia e saj që u plaçkit ditë më parë duke ndarë pjesë të ndryshme, nga dhoma e gjumit, kuzhina e salloni.