Këngëtarja Jennifer Lopez ka postuar fotografinë e saj të parë nga dasma me Ben Affleck.
Në fotografinë e postuar nga JLo në Instagram dhe Twitter, shihet vetëm fytyra e saj e mbuluar me një pjesë të vellos.
Ata kanë organizuar ceremoninë e martesës javën e kaluar me familje dhe miq në rezidencën e Affleckut. Kjo ceremoni është mbajtur një muaj pasi ata u martuan në Las Vegas.
Romanca “Bennifer” është një nga më të njohurat e Hollywoodit dhe u rindez gati 20 vjet pas anulimit të fejesës së parë.
https://twitter.com/JLo/status/1562079339285544960?