×
  • Show Time
  • Show Time

    Jonida Vokshi tregon se si reaguan familjarët kur i tregoi se po martohej me ‘Turkun’

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 11:11

    Pas lajmit të mirë që ndau me të gjithë, se së shpejti do të martohet me producentin Besnik Krapi, moderatorja Jonida Vokshi tregoi po ashtu se si e pritën këtë lajm familjarët e saj.


    Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku ajo ishte e ftuar, u shpreh se ata u gëzuan shumë dhe se tashmë e kanë lënë në hije dhe duan më shumë Besnik Krapin.

    Ajo thase martesa e tyre është konkludim i dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe se vendimi i tyre nuk ka të bëjë me faktin që shpesh prindërit iu kërkojnë fëmijëve të tyre të martohen dhe të krijojnë familje.

    Ermal Mamaqi: Tërë këto vite në heshtje… A u gëzuan ata të shtëpisë? Se halli familja është, njerëzit ndonjëherë martohen për familjen. Mos ndoshta t’i po e bën këtë për familjen?

    Jonida Vokshi: Jo unë po e bëj për veten time, për dashurinë që kam për Besnikun. Besnik Krapin.

    Ermal Mamaqi: Po shyqyr që e the se plasëm.

    Jonida Vokshi: Pasi ia thamë familjarëve lajmin, sigurisht u gëzuan shumë, por tani familja ime do më shumë Besnikun se sa mua. Kam kaluar në hije. Besniku ka mbaruar për aktor dhe është producent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!