Modelja Juliana Nura u eleminua nga spektakli “Dancing with the Stars Albania”. Ajo është shprehur e zhgënjyer për vendimet e jurisë dhe veçanërisht me Ilir Shaqirin. Juliana Nura dhe Dion Gjinika përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar.
Juliana pas përjashtimit u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte.
Tani që kanë kaluar disa ditë, Juliana gjatë intervistës u pyet nëse nëse është penduar për deklaratat e saj, mirëpo ish-konkurrentja e përforcoi atë që ka shprehur më herët duke shtuar se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.
“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.