Me kalimin e javëve, vetë vajzat kanë pohuar se konkurrenca mes tyre është rritur, por ka pasur dhe “aleanca”.
Kjo gjë u konstatua dhe nga juria, ku Niko Komani komentoi pasi pa pikët e konkurrenteve të tjera për Vjolën.
Aleancat në spektaklin “StyleStar” vijnë në formën e ndihmave me anë të pikëve dhe komenteve të ndryshme.
Niko për më tepër ka zbuluar dhe emra të konkurrenteve që ai mendon se ndihmojnë njëra tjetrën, duke thënë se i ka parë të afërta dhe në prapaskenë.
Ndër të tjera ai ka përmendur dyshen Fatime-Enxhi.