Austria ka mbajtur një qëndrim të vendosur ndaj polemikës rreth pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision, duke njoftuar se nuk do të marrë pjesë në të nëse Izraeli përjashtohet. Vendimi vjen në përgjigje të presionit ndërkombëtar në rritje për ta përjashtuar Izraelin nga konkursi.

Kancelari austriak Christian Stocker dhe Sekretari i Shtetit Alexander Pröll kanë konfirmuar se nëse do të ketë një bojkot të pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës Eurovision të vitit të ardhshëm, i cili është planifikuar të zhvillohet në Vjenë, transmetuesi publik austriak ORF nuk do të jetë nikoqir i festivalit.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) njoftoi së fundmi se asambleja e saj e përgjithshme do të mbajë një votim në nëntor nëse Izraeli do të lejohet të marrë pjesë. Votimi fillimisht ishte planifikuar për në dhjetor, por u shty për në nëntor të këtij viti.

Reklamë

Kujtojmë se Spanja së fundmi iu bashkua Holandë , Irlandës dhe Sllovenisë në dënimin e luftës në Gaza, e cila ka vrarë gati 65,000 njerëz që nga tetori i vitit 2023, me mijëra të zhdukur nën rrënoja. Për këtë arsye, ata njoftuan se nuk do të merrnin pjesë nëse Izraeli do të mbetej në garë.

Nga ana tjetër, përveç Austrisë, thuhet se Italia dhe Gjermania mbështesin gjithashtu transmetuesin publik izraelit, duke këmbëngulur se nuk do të tolerojnë heqjen e Izraelit nga gara, përveç nëse ka një bazë ligjore legjitime për një veprim të tillë.

Pjesëmarrja e vazhdueshme e vendit në konkurs ka qenë në qendër të shumë debateve dhe protestave gjatë dy viteve të fundit.