Supermodelja Kendall Jenner ka nisur një bashkëpunim me brendin anglez, Adanola, për veshje sportive.
Koleksioni do të lansohet sot dhe përfshinë veshje nga madhësi që XXS e deri në XXXL.
Siç raporton Independent, çmimet janë të përballueshme. Çmimet fillojnë nga 32.99 paund apo rreth 40 euro e e shkojnë deri në 79.99 paund apo 97 euro, përcjell Reporteri.net.
Veshjet nga ky bashkëpunim mund të gjenden në disa ngjyra dhe përfshijnë sytjena sportive, leggings, duksa e bluza.
“Bashkëpunimi me një ekip kaq të talentuar krijuesish ishte frymëzues, dhe komoditeti dhe cilësia e koleksionit të ri e bënë përvojën vërtet të jashtëzakonshme.”, ka deklaruar Kendall./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.