Këngëtari i njohur, Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rrezja.

Ndonëse, këngëtari nuk e ka konfirmuar ndarjen, faktet thonë të kundërtën.

Dyshja e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot krah njëri-tjetrit në Instagram.

Reklamë

Këngëtari nga Prishtina dhe balerina nga Tirana ishin bashkë prej disa kohësh.

Madje, Arti i propozoi për martesë në Itali në muajin shkurt.